Site icon Telegrafi

Marina bëhet zeshkane, Geti reagon me një koment komik

Marina Vjollca (Foto: Instagram/marina_vjollca)

Jemi mësuar ta shohim Marina Vjollcën zakonisht si një bionde atraktive, ndërkohë që prezantuesja e njohur ka bërë një ndryshim në dukjen e saj.

Ajo është prezantuar si një zeshkane në publikimet e fundit në rrjetet sociale duke marrë pëlqime të shumta dhe komente nga më të ndryshmet.

“Më vjen mirë që takohemi”, është përshkrimi që ka zgjedhur moderatorja e popullarizuar në publikimin e saj në Instagram.

(Foto: Screenshot/Instagram/marina_vjollca)

Bashkëshorti i saj, Getoar Selimi, ka ardhur me një koment komik në këtë postim: “Sa i ngjan gruas time”.

Lexo po ashtu Marina Vjollca vjen me poza atraktive gjatë kësaj fundjave

Nuk ka munguar edhe komenti i motës së saj, Luanës: “Kush je ti dhe çfarë i ke bërë Marinës së ëmbël e të mirë?”. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/marina_vjollca)
Exit mobile version