Telegrafi

Marin publikon këngën e re “Shota”

Foto: YouTube

Reperi nga Shqipëria, Marin, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Shota” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale me motive e elemente tradicionale.

Tekstin e ka shkruar vet artisti, kurse për producimin është përkujdesur Rzon në bashkëpunim me Pllumb.

Pamje nga klipi i ri i Marin (Foto: YouTube)

Videoja i është besuar Melodi Studio dhe tashmë të plotë e gjeni në kanalin e tij në YouTube.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ron Zaiti

Marin edhe në këtë klip bëri paraqitjen e veçantë duke gërshetuar stilin modern me tradicional.

I njëjti për publikun u bë i famshëm që nga projekti “Meek meek”, i cili u konsiderua si një nga hitet e vitit që lamë pas.

Krahas këtyre, ai tani po punon edhe në disa prurje të tjera muzikore. /Telegrafi/