Site icon Telegrafi

Marin lanson projektin e ri “Meek Meek”

Marin (Foto: YouTube)

Ai është ndër reperët që kohëve të fundit ka arritur të marr vëmendje të madhe nga audienca.

Bëhet fjalë për Marin, i cili përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka bërë të ditur se ka lansuar projektin e ri,

“Meek Meek” mban titullin kënga, instrumentalin e së cilës e ka punuar producenti Rzon, kurse tekstin e ka shkruar vet artisti.

Në video ai shihet nën shoqërinë e shumë personave, ndërsa ishte i rrethuar me vetura mjaft luksoze, xhirimet e së cilës i ka bërë Melodi Studio.

Që në minutat e parë të publikimit, adhuruesit e muzikës së tij kanë shpërthyer me komente pozitive.

Vlen të përmendet se ditë më parë ai ka qenë pjesë e duetit “Jackpot”, ku morën pjesë reper të njohur shqiptar. /Telegrafi/

Exit mobile version