Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Marigona Geci, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti të tërheq vendimin për shkarkimin e Agim Veliut.
Geci në fjalimin e saj në Kuvend ka thënë se duhet lënë inatet tani dhe të luftohet kundër coronavirusit, transmeton Telegrafi.
“Tërhiqe vendimin për shkarkimin e Agim Veliut. I kemi lodhur qytetarët duke mbajtur inate, tërhiqe vendimin për inati të Serbisë. As nuk ligesh as nuk marrohesh por vetëm forcohesh. Të bëhemi bashkë e ta mundim coronavirusin”, deklaroi ajo.
Para deputetes Geci edhe ministri Anton Quni, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që t’i rishqyrtojë vendimet dhe të vazhdohet koalicioni./Telegrafi/