Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot ka zhvilluar një takim pune me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në RMV, Dirk Jan Kopp.
Në takim u diskutua për vendosmërinë reciproke për avancimin e bashkëpunimit ekzistues me Holandën në fushat kyçe të dedikuara për reformat në negociatat për anëtarësim.
“Maqedonia e Veriut dhe Holanda shënojnë një partneritet dhe aleancë të gjatë në zbatimin e procesit të përgjithshëm të integrimit evropian të vendit tonë”, thuhet në njoftimin e SÇE./Telegrafi/