Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, u takua sot në Bruksel me nënkryetaren e Komisionit Evropian për Transparencën dhe Vlerat, Vera Jurova.
Siç informohet nga Ministria e Drejtësisë, në takim u diskutua për reformat në vend me një fokus në atë të gjyqësorit, sundimin e ligjit, por edhe në integrimin evropian.
Mariçiq i përcolli Jurovës vendosmërinë e qeverisë për të vazhduar me agjendën evropiane dhe se vendi do të vazhdojë të zbatojë reformat me një ritëm të përshpejtuar në mënyrë që të sjellë standardet evropiane në shtëpi, dhe, siç tha ai, kjo është arsyeja kryesore për miratimin dhe zbatimin e planit “Evropa në shtëpi”.
Ministri i Drejtësisë gjithashtu i shpjegoi zëdhënëses së KE-së planin për dixhitalizimin e gjyqësorit të Maqedonisë.
Sipas Mariçiq, dixhitalizimi dhe gjykimet online do të sigurojnë procedura dhe vazhdimësi më të shpejtë./Telegrafi/