Telegrafi

Mariano rezulton pozitiv me COVID-19

Mariano Diaz (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi i Real Madridit, Mariano Diaz, ka rezultuar pozitiv në testin për coronavirus dhe është duke u vetizoluar në shtëpi – raporton Cadena COPE.

26-vjeçari nuk ishte stërvitur me skuadrën gjatë ditës së sotme (e martë), prandaj nuk ka pasur kontakt me pjesëtarët tjerë të ekipit apo stafit, për më shumë Los Blancos nuk kishin bërë stërvitje në javën e kaluar.

Kjo do të thotë se Mariano do të mungojë në udhëtimin e Mbretërve në Angli për ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Cityt.

(Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Të gjithë lojtarët e kanë kaluar javën e kaluar me familjet dhe miqtë e tyre, meqë trajneri Zinedine Zidane u dha pushim të plotë njëjavor pasi e fituan titullin e 34 në La Liga.

Para se të ktheheshin në stërvitjet e të martës, të gjithë lojtarët dhe stafi i janë nënshtruar testit për COVID-19, ndërsa Mariano ka dalë pozitiv. /Telegrafi/