Kandidatë tjerët që pritet të largohet nga Real Madridi është Mariano.
Pas Marcos Llorentes dhe Mateo Kovacicit, të cilët tashmë janë larguar nga klubi, francezi do të jetë futbollisti i radhës që do të largohet nga madrilenët pas ardhjes në fazën e sulmit të Luka Jovicit si dhe Eden Hazardit.
Në Evropë janë disa skuadra që po interesohen për ish-sulmuesin e skuadrës së Lyonit dhe një ndër to është edhe Roma e Paulo Fonsecas.
Pikërisht ishte skuadra romake që 25-vjeçari realizoi golin e parë më 19 shtator 2018, ku u takuan madrilenët dhe romakët.
Ndryshe, Zinedine Zidane është duke spastruar listën e lojtarëve duke i shitur disa prej futbollistëve që nuk llogaritë më në ata. /Telegrafi/