Site icon Telegrafi

Mariah flet për sëmundjen, ndërsa thotë se larja në qumësht është nga gjërat e vetme luksoze që bën

Mariah Carey (Foto: Getty Images)

Mariah Carey ka thënë se e vetmja gjë luksoze që bën në jetën e saj është larja në qumësht.

Gjatë një interviste për The Guardian, 49-vjeçarja fillimisht ka folur për anët e ndritshme të jetës së saj, duke qenë një prej këngëtareve më të famshme në industrinë e muzikës.

“Nganjëherë e përdor qumështin si trajtim kozmetik. Nuk dua t’i tregoj të gjitha sekretet e mia”, ka thënë ajo duke shtuar se është larë në qumësht të ftohtë.

Mirëpo, përkundër se ka epitetin e një dive, Mariah ka pasur vështirësi gjatë jetës së saj. 49-vjeçarja ka treguar më herët se vuan nga çrregullimi bipolar (çrregullim maniako-depresiv), për të cilin beson se i ka rrënjët që nga fëmijëria e vështirë duke qenë ‘dyracore’.


Çrregullimi bipolar (që njihet edhe si sëmundja maniako-depresive) është një çrregullim mental që shkakton lëvizje të pazakonshme në disponim, energji, nivele të aktivitetit dhe aftësisë për t’i kryer obligimet e zakonshme ditore.


Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Mariah Carey

Ajo i ka falënderuar fansat që e kanë mbështetur pas deklarimit të sëmundjes së saj mentale.

Mariah Carey vuan nga çrregullimi bipolar (Foto: Getty Images)

Mariah ka rrëfyer se sëmundja e saj ka bazë që nga fëmijëria, pasi nëna e këngëtares ka vuajtur nga abuzimet racore pse ishte martuar me një burrë me ngjyrë.

Carey ka lindur në New York. Nëna e saj (këngëtare opere) ishte irlandezo-amerikane, kurse babai i saj afro-amerikan me origjinë nga Venezuela.

Më pas edhe presioni famës ka bërë që këngëtarja të zhvillojë probleme të natyrës mendore. /Telegrafi/

Exit mobile version