Mariah Carey vazhdon ta mbajë unazën në vlerë prej 10 milionë dollarësh, të cilën ia kishte dhuruar për fejesë ish-parteri i saj, James Packer.
Këngëtarja është fotografuar gjatë fundjavës në New York me unazën e diamantit në gisht.
Diva e muzikës pop dhe miliarderi australian u ndanë vetëm nëntë muaj pas fejesës së tyre.
Packer ishte ndarë nga këngëtarja gjatë pushimeve të tyre në Greqi.
Mirëpo, ajo vendosi që të mos ia kthente unazën e shtrenjtë, të cilën as ish-i fejuari nuk ia kërkoi më.
Sidoqoftë, Packer e kishte përshkruar lidhjen me Mariah si një gabim.
“Lidhja jonë ishte një gabim për mua dhe një gabim për të”, kishte thënë ai.
Një burim ka thënë se çifti i dikurshëm nuk i flasin më njëri-tjetrit dhe se Mariah e mban unazën në gishtin e mesit.
Burimet kanë thënë se Carey dhe Packer kishin arritur marrëveshje rreth çështjeve të tyre financiare në javën e kaluar dhe se këngëtarja e ka mbajtur unazën 10 milionë dollarëshe. /Telegrafi/