Tuna dhe këngëtari shqiptar, Seven Saraqi, kanë gati projektin e ri.
Këngëtarja e cila u distancua për një kohë nga skena për shkak të angazhimeve familjare, tash po rikthehet.
Ishte fillimisht “Chonga” projekti që shënoi rikthimin, kurse tash ky rikthim po vazhdon të marrë formë me projektin më të ri.
“Maria” titullohet projekti dhe po vjen me një klip shumë të përfolur tashmë për shkak të prezencës së Vildane Zenelit në këtë klip.
Sipas spekulimeve, Tuna dhe Vildane Zeneli shfaqen në skena tejet provokative me njëra-tjetrën.
Tuna ishte mjaft e spekuluar së fundmi për raportin e saj me Robert Berishën.
Në një intervistë të fundit të saj, Tuna tha se për të nuk kanë fare vlerë Roberti dhe Nora. /Telegrafi/