Telegrafi

Maresca kthen te Chelsea top yllin e përjashtuar

Trajneri i Chelseas, Enzo Maresca, ka vendosur ta rikthejë në skuadër futbollistin Ben Chilwell.

Pas një periudhe përjashtimi, anglezi është përfshirë përsëri në ekipin e Bluve për ndeshjet e Ligës Premier.

Maresca ka konfirmuar se Chilwell është i gatshëm të rifillojë stërvitjen me skuadrën e tij.

27-vjeçari ishte përjashtuar nga skuadra pas një përpjekjeje për ta shitur gjatë afatit kalimtar veror, por tani është rikthyer në grup pas dështimit për të gjetur një skuadër të re.

Kështu, Chilwell tani ka mundësinë që të dëshmojë vetën te Maresca deri në afatin kalimtar të janarit. /Telegrafi/