Inter ka marr fitore si mysafir ndaj Young Boys me rezultat 1-0 në kuadër të ndeshjes së tretë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Young Boys e dominoi plotësisht pjesën e parë, duke renditur rastet para portë së Yan Sommer.
Jaouen Hadjam provoi i pari në minutën e 18-të, ndërsa Alan Virginius po ashtu tentoi pas disa minutash.
Lukasz Lakomy i Young Boys po ashtu kishte një rast të mirë për të shënuar, por Sommer ishte në vend.
Interi u bë i gjallë në minutën e 31-të të ndeshjes, kur Yann Bisseck tentoi por portieri vendas ishte në vend.
Pjesa e dytë nisi më mirë për Interin, që kishte raste të mira shënimi, prej tyre edhe një penallti.
Por Marko Arnautovic nuk doli të ishte i saktë nga pika e bardhë me portierin David von Ballmoos që priti gjuajtjen e tij.
Pas disa ndryshimeve në përballje, italianët morën lojën në dorë dhe renditjen rastet.
Federico Dimarco dhe Mehdi Taremi kishin shumë raste të mira për t’i dhënë Interit epërsinë, por nga pozicione të favorshme nuk arritën ta bënin këtë gjë.
Darian Males në anën tjetër kishte rast të mirë për Young Boys, por as ky nuk e gjeti rrjetën.
Krejt në fund, Marcus Thuram që u fut në lojë në minutat e fundit arriti të shënojë për 1-0, për t’i dhënë fitoren Interit.
Interi me këtë fitore ka 7 pikë dhe gjendet në pjesën e epërme të renditjes./Telegrafi/