Marcus Thuram ka shënuar një gol fantastik për 2-0, në derbin që është duke u zhvilluar mes Interit dhe Milanit.
Sulmuesi francez shënoi ne cepin e majtë të portës së Maignan, i cili përkundër tentimit për ta ndalur goditjen nuk mundi të bëjë asgjë pos ta nxjerrë topin nga rrjeta.
Ky gol erdhi në minutën e 38-të të ndeshjes që njihet si “Derby della Madonina”.
Fillimisht, Interi kishte marrë avantazhin përmes Mkhitaryan i cili zhbllokoi shifrat që në minutën e pestë të ndeshjes./Telegrafi/