Marcus Rashford i Manchester United kishte pranuar që të transferohej te Barcelona, para se të ndërronte mendje të qëndronte në Old Trafford, raportojnë mediet në Spanjë.
Besohet se Blaugranasit kishin kontaktuar sulmuesin anglez para edicionit 2017/18, derisa oferta ishte pranuar nga lojtari.
Mundo Deportivo zbulon se vëllezërit e tij, Dane dhe Dëaune ishin përfshirë në bisedime, mirëpo Rashford kishte dyshime nëse do të ishte lëvizje e duhur.
Sulmuesi kishte vetëm edhe dy vite kontratë të mbetur, por që vendosi të rinovonte kontratën me Djajtë e Kuq me një pagë prej 200 mijë funte në javë.
Në anën tjetër, skuadra ktalunase u dorëzuar në garën për lojtarin, e vite më pas arriti të transferonte Antoine Griezmannin nga Atletico Madridi.
Rashford ende lidhet me një kalim te kampioni i La Liga-s, ndërsa rivalizohen edhe nga Real Madridi. /Telegrafi/