Telegrafi

Marcos Senesi objektivi kryesor i Romës për repartin e mbrojtjes

Roma është mjaftë aktive në tregun e transferimeve, derisa pas Paulo Dybalas synon të ofrojë një tjetër futbollist argjentinas.

Skuadra e udhëhequr nga Jose Mourinho po kërkon ta përforcojë repartin defensivë dhe objektivi kryesor për mbrojtjen është Marcos Senesi.

Qendërmbrojtësi argjentinas prej vitesh po shkëlqen me Feyenoordin dhe është dëshira e madhe e trajnerit portugez.

Feyenoord po kërkon 17 milionë euro për qendërmbrojtësin shtatlartë, por Roma nuk ofron më shumë se 10 milionë duke marrë parasysh që kontrata e tij skadon në verën e vitit të ardhshëm.

25-vjeçari ka pranuar të transferohet te Roma, edhe pse ende nuk ka një marrëveshje për kontratën e tij, por agjentët e Senesit tanimë kanë pasur dy takime me drejtorin Tiago Pinto.

Reprezentuesi argjentinas ka qenë shtyllë në mbrojtjen e gjigantit holandez edicionin e kaluar, ku zhvilloi 50 ndeshje duke shënuar edhe tre gola e duke asistuar në tre të tjerë.

Gjithsesi mediat në Itali raportojnë se Roma mbetet favorite për të nënshkruar me qendërmbrojtësin dhe gjatë ditëve të ardhshme pritet të ketë zhvillime të reja dhe biseda mes drejtuesve të dy klubeve. /Telegrafi/