Site icon Telegrafi

Marcos Rojo befason me tatuazhin e portretit të Maradonas duke pozuar si Fidel Castro

(Fotomontazh: Instagram/marcosrojo/AFP)

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Marcos Rojo, i ka habitur bashkëlojtarët e tij me një tatuazh të portretit të Diego Maradonas të veshur si lideri i Kubës, Fidel Castro.

30-vjeçari ka bërë tatuazh portretin e legjendës së ndjerë në këmbën e tij, ndërsa argjentinasi ikonik ka marrë pozën me cigare të liderit kubanez, të kompletuar me një kapelë komuniste të zbukuruar me një yll.

Rojo, i cili aktualisht është i huazuar te klubi i fëmijërisë, Estudiantes, në Argjentinë, ka kaluar disa orë të dhimbshme duke bërë tatuazhin në këmbën e tij të djathtë.

(Fotomontazh: Instagram/marcosrojo)

Është një kopje e përsosur e fotografisë së Maradonas, të cilën e kishte realizuar gjatë kohës kur jetonte në Kubë.

Legjenda që ndërroi jetë në muajin nëntor në moshën 60 vjeçare, ka pasur një lidhje të fortë me Castron, të cilin për herë të parë e kishte vizituar në vitin 1986.

Është raportuar se pas pensionimit nga futbolli, Fidel i kishte ndihmuar Maradonas lidhur me vartësinë nga droga duke ia ofruar shërbimet mjekësore në Kubë.

Fidel Castro vdiq në nëntor 2016, ndërsa asokohe kampioni i botës kishte deklaruar se e ka pasur si baba. /Telegrafi/

Exit mobile version