Klubi spanjoll, Sevilla, është duke u përpjekur që ta transferojë mbrojtësin e krahut të Chelseat, Marcos Alonso.
29-vjeçari nuk ka shumë hapësira në formacionin e Frank Lampard, ashtu që dëshiron një skuadër ku mund të luajë më shumë.
Sipas Estadio Deportivo, andaluzianët janë duke menduar seriozisht për mbrojtësin e krahut të majtë, i cili rrjedh nga Akademia e Real Madridit.
Krahas Bluve, në Angli, spanjolli ka luajtur te klube, si Bolton Wanderers e Sunderland, ndërsa për tri sezone ka qenë pjesë e Fiorentinas në Itali.
Pritet të shihet nëse Alonso do të kthehet në La Liga, apo do të vazhdojë të luajë për një vend në Stamford Bridge. /Telegrafi/