Erick Thohir duket se do ta shpërblejë punën e mirë të trajnerit Lucianoi Spalletit.
Presidenti ka vendosur të sjell në radhët e klubit zikaltër një mesfushor të klasit botëror.
Bëhet fjalë për anësorin e Borussia Dortmundit, Marco Reus i cili mund të transferohet gjatë afatit kalimtar të janarit te “Nerazurrët”.
Interi raportohet se do të ndajë rreth 25 milionë euro për mesfushorin e kombëtares gjermane, i cili për momentin është duke u shëruar prej një dëmtimit
Shkaku i lëndimeve të shpeshta, Reus ka realizuar vetëm 43 paraqitje gjatë dy sezoneve të fundit në Bundesliga.
Kujtojmë se sulmuesit i kanë mbetur edhe dy vjet kontratë, por raportohet se Dortmundi është i gatshëm të pranojë oferta deri në 40 milionë euro.
Ndryshe, 28-vjeçari në total ka pasur 125 paraqitje dhe ka shënuar 56 gola për Dortmundin. /Telegrafi/