Milan është në kërkim të përforcimeve të reja dhe për këtë ka hedhur sytë drejt Bundesligës.
Kuqezinjtë po vazhdojnë të kërkojnë lojtarë të rinj për të freskuar radhët e veta gjatë afatit kalimtar të verës.
Një prej futbollistëve që po monitorohet prej Rosonerrëve është edhe sulmuesi anësor i Borussia Dortmundit, Marco Reus.
Sipas mediave italiane, reprezentuesi gjerman nuk do ta vazhdojë kontratën me klubin gjersa një prej destinacioneve të radhës pritet të jetë klubi italian.
Madje, raportohet se sponsori i ri i Milanit, Puma, do ta ndihmojë që ta transferojë 28-vjeçarin, i cili gjithashtu ka marrëveshje me këtë kompani të veshmbathjeve sportive.
Ndryshe, Reus deri më tani ka pasur 125 paraqitje për milionerët ndërsa ka shënuar 56 gola.
Aktualisht futbollisti është duke e marrë veten pas një lëndimi të pësuar javë më parë në kampionatin elitar gjerman. /Telegrafi/