Site icon Telegrafi

Marco Caka në revistën “Fashion Style”

Nëse lexon për biografinë e tij, bindesh se e ardhmja është një surprizë, edhe se asnjëherë nuk i dihet se çfarë të ka rezervuar. Fati dhe rastësia i bëjnë realitet edhe ëndrrat më të mëdha.

I tillë është rasti i shqiptarit të suksesshëm Marko Caka, i cili në pak vite në Amerikë mund të luajë përkrah artistëve të mëdhenj të Hollivudit si: George Clooney, Julia Robers, Tom Hanks, Robert De Niro etj.

Së fundi, ai ka fituar një rol në filmin e regjisorit Christian Ditter “How to be Single”, i cili pritet të dalë më 12 shkurt të vitit 2016.

Aktori shqiptar do të luajë përkrah aktorëve hollivudianë si Dakota Johnson, Nicholas Boraun dhe Dan Stevens.

Revista e njohur amerikane “Fashion Style” ka publikuar një artikull, ku bën të ditur rreth filmit më të ri “How to be single”, i cili i përket zhanrit komedi dhe romancë, bën të ditur emisioni “Express” i KTV-së.

Në këtë artikull është shkruar për aktorët që do të luajnë në film, kështu duke bërë të ditur rreth angazhimeve të tyre si dhe biografisë së tyre.

Në mesin e aktorëve, gjendet edhe aktori shqiptar Caka. Aktori Marko Caka, para se të emigrojë në SHBA, ka filluar të veprojë në vendlindjen e tij në Shqipëri si gazetar. Karriera e tij në Hollywood filloi vitin e kaluar, ndërsa në faqen e tij në IMND tashmë gjenden 40 role që ka marrë në filma dhe seri, shkruan “Fashion Style” për aktorin shqiptar.

Ndryshe, filmi “How to be Single” është i bazuar në një libër të Liz Tuccillo dhe është shkruar nga Abby Kohn dhe Marc Stilversterin.

Sipas web-faqes “Deadlines”, filmi fokusohet në mënyrën se si njerëzit e perceptojnë beqarinë.

Filmi gjithashtu do të trajtojë tema të ndryshme, si frika në angazhimet brenda martesës dhe takimet online.

Përveç Johnson, Braun, Stevens dhe Cakës, aktorët tjerë që do të luajnë janë: Alison Brie, Lily Collins, Rebel Wilson, Leslie Mann, Damon Charlotte Kirk etj.

Exit mobile version