Telegrafi

Marchisio do të mbajë konferencë duke njoftuar për të ardhmen e tij

Claudio Marchisio do ta mbajë një konferencë për shtyp në ‘Allianz Stadium’ të Juventusit të enjten për të njoftuar për lëvizjen e tij të radhës.

Marchisio mbetet lojtar lirë pas largimit nga Zenit St Petersburg gjatë verës, ndërsa kishte refuzuar ofertat nga Kina, Japonia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sidoqoftë, e ardhmja e tij do të bëhet e ditur në një konferencë ë do të mbahet pasdite nga 33-vjeçari, shkruan Sky Sport Italia.

Fakti që ai do ta zhvillojë një konferencë për shtyp në Allianz Stadium mund të flitet për një rikthim te Zonja e Vjetër, duke i ndjekur në gjurmët e Gianluigi Buffon dhe Andrea Barzagli.

Ai mund të tërhiqej nga futbolli profesional, pasi kishte probleme me gjurin në sezonet e fundit.

Lexo po ashtu Afati kalimtar është mbyllur, por janë shumë yje që nuk kane ekip dhe mund të nënshkruajnë deri me 31 mars

Marchisio ka i lidhur me Monacon dhe Rangersin, ku të dy klubet mund të nënshkruajnë me lojtarin si i lirë. /Telegrafi/