Babai i Claudio Marchisios thotë se mesfushori i Juventusit nuk do të largohet drejt MLS-së, Ligës Premier apo Bundesligas.
Futbollisti italian është i preferuari i tifozëve, mirëpo ka luajtur shumë pak prej se u rikuperua nga një lëndim serioz i gjurit.
“Claudio është i qetë dhe për disa muaj ka qenë në formë të mirë, është angazhuar shumë dhe i ka siguruar të gjithë se është gjithmonë i gatshëm, por pastaj vendimin e merr trajneri”.
“Nëse do të varej nga unë, do ta bëja si në basketboll me zëvendësime të pakufizuara për ta rritur intensitetin e ndeshjeve, mirëpo e di si ky është një vizion utopik. Të gjithë duan të luajnë, por i këtillë është futbolli”.
“Gjithmonë shpresoj që Juve të fitojë dhe Claudio të luajë, por kjo varet nga mijëra faktorë të ndryshëm”.
“Claudio ka edhe dy vite të tjera në kontratën e tij, të cilën dëshiron ta respektojë, sepse e do klubin. Shumë gjëra të pavërteta janë dhënë. Njerëzit kanë thënë se kemi qenë në Gjermani, Angli apo në Shtetet e Bashkuara”.
“Nëse klubi (Juventusi) thotë se Claudio nuk është më pjesë e projektit, atëherë do të fillojmë të shqetësohemi për këtë gjë”, ka deklaruar Stefano Marchisio për juvenews.eu. /Telegrafi/