Telegrafi

Marchisio pensionohet nga futbolli  

Cladio Marchisio ka konfirmuar pensionimin nga futbolli aktiv në moshën 33-vjeçare, i detyruar nga lëndimet e shumta.

Mesfushori italian ka bërë një karrierë të madhe si futbollist, por tanimë ka vendosur t’i varë këpucët në gozhdë.

Është vet ish-ylli i Juventusit, i cili ka konfirmuar pensionimin nga futbolli i luajtur me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“I bëra një premtim fëmijës që ëndërroi të bëhej futbollist”.

Do të kisha luajtur deri sa ta kisha ndjerë mrekullinë që shkel në fushë”.

“Nuk po e përmbushja më premtimin tim, prandaj preferoj të ndalem”.

“Pra, faleminderit ëndërr, më dhatë forcë, sukses dhe gëzim!”, ka shkruar Marchisio në Twitter.

Marchisio gjatë karrierës së tij ka fituar shtatë tituj të Serie A, një të Serie B, katër Kupa të Italisë, tri Superkupa të Italisë dhe një titull në Rusi me Zenitin. /Telegrafi/