Telegrafi

Marchisio kritikon Juventusin: Chiesa nuk vlen aq para sa është paguar

Claudio Marchisio ka thënë që Juventusi ka paguar shumë për të marrë italianin Federico Chiesa nga Fiorentina, pasi sipas tij lojtari nuk vlen aq sa është paguar.

23-vjeçari bëri transferimin e tij në ditën e fundit afatit kalimtar për 10 milionë euro të paguara për huazim, me detyrim blerje për 40 milionë euro plus bonuse.

Por, kjo shifër e paguar dhe kjo marrëveshje është kritikuar nga legjenda e Juventusit, Marchisio, i cili mendon se Chiesa nuk vlen aq.

Lexo po ashtu Drejtori i Fiorentinës, Prade: Hoqëm një barrë të madhe me largimin e Chiesas, gabuam që e bëmë kapiten

“Ai është një talent i vërtetë, por ka shumë presion mbi të krijuar nga tregu i transferimeve”, ka thënë fillimisht Marchisio për La Gazzetta dello Sport.

“Nuk është e drejtë që dikush si ai, i cili ishte duke luftuar rënien nga forma në Firence, duhet të kushtojë 50-60 milionë euro”.

Lexo po ashtu Chiesa në prezantimin si lojtar i Juventusit: I nderuar që jam në këtë klub, mezi po pres ta takoj Ronaldon

“Pastaj ai arrin në një klub si Juve dhe duhet të dëshmohet menjëherë: me shifra tjera transferimi, do të ishte më lehtë për një lojtar të ri në atë situatë”.

“Ai duhet të gjejë pozicionin e duhur në fushë, por sipas mendimit tim, ai do të shpërthejë dhe do të bëhet një yll”, përfundoi ish-ylli i Juventusit. /Telegrafi/