Claudio Marchisio e ka përsëritur se dëshiron të qëndrojë te Juventusi, mirëpo ka thënë se akoma nuk ka folur me klubin për të ardhmen e tij.
Mesfushori italian e ka kaluar gjithë karrierën te Bianconerët, pos një huazimi te Empoli (2007-2008).
Mirëpo, në sezonin e kaluar ka luajtur shumë pak duke qenë se Massimiliano Allegri nuk beson më në cilësitë e tij prej se u lëndua.
Dhe derisa po spekulohet se 32-vjeçari do të largohet nga Zonja e Vjetër, ai ka thënë sërish se dëshiron të qëndrojë.
“Dua të luaj këtu dhe dua të qëndroj te Juventusi. Nuk kam kontaktuar me klube tjera, nuk ka asgjë konkrete”.
“Nuk kemi folur me Juventusin, do ta bëjmë këtë në korrik, pas pushimeve, por jam optimist”.
“Shpresoj të qëndroj këtu, do ta shohim”, ka deklaruar Marchisio për Sport Mediaset. /Telegrafi/