Telegrafi

Marchisio drejt Monacos

Claudio Marchisio (Foto: Getty Images)

Ish-futbollisti i Juventusit, Claudio Marchisio, thuhet se është i gatshëm të nënshkruajë me Monacon gjatë këtyre ditëve.

Mesfushori italian e ndërpreu kontratën me Bianconerët në javën e kaluar që ishte edhe një befasi e madhe për tifozët e kampionit italian.

Claudio Marchisio (Foto: Getty Images)

I lindur në Torino dhe i rritur në Akademinë e Juves, Marchisio e kishte kaluar gjithë karrierën te bardhezinjtë, pos një huazimi njëvjeçar te Empoli (2007/2008).

Lexo po ashtu Lajmet për Marchision

Duke qenë se në sezonet e fundit, Massimiliano Allegri i jepte shumë pak hapësirë, 32-vjeçari vendosi të largohej për të vazhduar karrierën diku tjetër.

Natyrisht se ai nuk do të dëshironte të luajë për një klub tjetër italian, prandaj për shërbimet e tij ishin interesuar klubet franceze (Nice dhe Paris Saint-Germain) dhe ato amerikane (Montreal Impact).

Claudio Marchisio (Foto: Getty Images)

Mirëpo, mediat italiane raportojnë se ai ndodhet në Monte Karlo, ku do të nënshkruajë me Monacon.

Në ndërkohë, gruaja e Marchisios, Roberta Sinopoli, ka publikuar një mesazh “të koduar” në rrjetet sociale, me përshkrimin: “Është më mirë t’u mungosh sesa të të tolerojnë”. /Telegrafi/