Telegrafi

Marchisio dëshiron të qëndrojë te Juve, por nuk është trajtuar siç e meriton

(Foto: Getty Images)

Babai i Claudio Marchisios, i cili është njëherësh edhe agjent i tij, ka thënë se lojtari shpreson të qëndrojë te Juventus, mirëpo klubi e ka trajtuar si mesfushorin e fundit në renditje.

Që nga lëndimi i ligamentit kryesor të gjurit në vitin 2016, futbollisti italian ka pasur probleme me rikthimin, ndërsa në sezonin që kaloi ka regjistruar vetëm nëntë starte në Serie A, derisa ka luajtur vetëm 19 minuta në Ligën e Kampionëve.

(Foto: Getty Images)

Gjatë të martës është spekuluar se ai mund të transferohet te Monaco, përkundër se dëshiron të qëndrojë te Bianconerët.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Claudio Marchision

“Nuk e di kush i ka përhapur këto thashetheme, ne nuk do t’i komentojmë”, ka thënë Stefano Marchisio për IlBianconero.

“Claudio është dërguar në gjithë botën (me spekulime), prandaj nuk ka kuptim të komentojmë tash. Nuk ka pasur asgjë të re në orët e fundit, do të shohim. Jemi duke i pritur shenjat”.

“Shpresa është qëndrimi te Juventusi, ai dëshiron të qëndrojë, por Juventusi e ka trajtuar si një prej mesfushorëve të fundit, ndërsa tash duam të shohim nëse klubi do të bëjë llogaritje të tjera”.

(Foto: Getty Images)

“Ne do të veprojmë në bazë të veprimeve (të klubit), pro ai është lojtar i Juves”.

“Nuk ka ultimatume as telefonata, nuk e kemi shqetësuar Juven për dy arsye: E para është se Claudio ka akoma një kontratë dhe e dyta është se nuk ka asgjë të re nga asnjëra palë”, ka shtuar babai i lojtarit. /Telegrafi/