Site icon Telegrafi

Marceon humb sezonin në La Liga, por ka një shpresë për Ligën e Kampionëve

Marcelo do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit 2019/20 në La Liga për shkak të një dëmtimi të aduktorit të tij të majtë.

Mbrojtësi i majtë brazilian pritet të mungojë për rreth tre javë dhe Los Blancos shpresojnë ta kenë gati për ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt më 7 gusht.

“Pas testeve të kryera sot në Marcelon nga Shërbimet Mjekësor i Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim të muskujve të tij të majtë të aduktorit”.

 

“Shërimi i tij do të vazhdojë dhe do të vlerësohet”, thuhet në deklaratën e Real Madridit.

Marcelo këtë sezon ka humbur vendin si startues, pasi Ferland Mendy është pëlqyer më shumë nga Zinedine Zidane. /Telegrafi/

Exit mobile version