Site icon Telegrafi

Marcelos do t’i pëlqente shumë tranferimi i Neymarit

Marcelo dhe Neymar janë shokë të mirë te kombëtarja e Brazilit (Getty Images)

Marcelo ka pranuar se atij do t’i pëlqente shumë që të luante me Neymarin te Real Madridi.

Ndër tjerash Marcelo ka folur pas fitores së thellë ndaj Celta Vigos duke thënë se ai kurrë nuk do të jetë më i mirë se sa Roberto Carlos.

“Starti i sezonit ishte i vështirë, por kemi marrë besim dhe po luajmë më mirë”.

“Nuk e kemi fituar kampionatin, por ne kemi bërë më të mirën që të luajmë mirë dhe të fitojmë. 450 ndeshje në moshën 30 vjeçare? Ndihem mirë dhe i lumtur”.

“Ne jemi të privilegjuar që bartim këtë fanellë. Ne kemi edhe një finale të Ligës së Kampionëve. Luajmë për të fituar dhe do të jemi të fokusuar”.

“Neymar? Lojtarët më të mirë vijnë te Reali dhe do të më pëlqente që të luaj me Neymarin. Kur flas për Neymarin, nuk flas për Realin ose nëse do të largohet nga PSG”.

“Krahasimet me Roberto Carlos? Nuk do të ketë një tjetër Roberto Carlos, Roberto Carlos ësthë gjithmonë më i mirë se unë”, deklaroi Marcelo. /Telegrafi/

Exit mobile version