Real Madrid la gjurmë me suksesin e dyfishtë në Ligën e Kampionëve, duke bërë edhe një festë madhështore në Spanjë.
Por mesa duket kjo nuk ka mjaftuar për një nga “yjet” e kësaj skuadre, që ka dashur një kujtim më të madh nga ky sukses.
Marcelo, që ka qenë shumë i rëndësishëm në të dy këto trofe të fituar nga ekipi i Zinedine Zidane, ka gjetur një mënyrë për të mos i harruar kurrë.
Braziliani e kishte prej kohësh trofeun e Championsit në trup me dy datat e fitoreve të mëparshme, 2014 dhe 2016.
Suksesit e sivjetshëm mendon ta festonte me një tjetër datë në fund të trofeut, 2017. /Telegrafi/