Telegrafi

Marcelo zgjedh lojtarët më të mirë që ka luajtur me ta

Mbrojtësi brazilian i Real Madridit, Marcelo ka luajtur me një mori lojtarësh të klasit botëror gjatë gjithë kohës së tij në Real Madrid, por sipas tij më i miri është shoku i tanishëm i skuadrës, Cristiano Ronaldo.

Marcelo ka vazhduar kontratën e tij me Real Madridit, e cila e mban deri në vitin 2022, duke filluar kështu sezonin e tij të 12-të me skuadrën nga La Liga.

Lexo po ashtu Zyrtare: Marcelo te Real Madridi deri në vitin 2022

Gjatë kohës së tij me Mbretërit, braziliani ka luajtur me shumë emra të mëdhenj të futbollit botëror, por ai ka zgjedhur pesë më të mirët.

“Unë kam luajtur me të mëdhenjtë si Ronaldo, Ronaldinho dhe Ruud Van Nistelrooy”, u përgjigj Marcelo kur u pyet se cili është lojtari më i madh që ka luajtur me të.

Marcelo luajti edhe te Reali edhe me Ronaldon dhe Nistelrooyn

“Por, unë jam trajnuar më shumë dhe kam festuar shumë gola me më të mirin, Cristiano Ronaldon”.

Lexo po ashtu Marcelo: Real Madridi klub i madh, i lumtur që do të vazhdoj këtu

“Mendoj se Neymar, që luaj me Brazilin, ka qenë më i vështiri për t’u ndalur”.

Neymar dhe Ronaldinho, dy bashkëlojtarë të Marcelos te Brazili

Zinedine Zidane ka bërë një punë të pabesueshme që nga marrja e drejtimit të skuadrës dhe Marcelo thotë se ka një mirëkuptim të paparë me trajnerin e tij.

“Zizou është një nga më të mirët që më ka kuptuar mua. Ai ka arritur të bashkojë të gjithë lojtarët dhe unë mund të kuptoj se atë vetëm me një shikim”.

I pyetur nëse ai do të mendonte ndonjëherë të tërhiqej në Brazil, mbrojtësi i majtë tha se do të donte të qëndronte në kryeqytetin spanjoll, por ai nuk ka ëndërruar të parashikojë se çfarë do të ndodhte në pesë vitet e ardhshme. /Telegrafi/