Edhe pse ka fituar tre Liga të Kampionëve në katër vitet e fundit, një nga lojtarët më të rëndësishëm të Real Madridit, Marcelo, e ka pranuar se më parë nuk e ka ditur se çfarë është kjo garë.
Lojtari që shihet si mbrojtësi më i mirë në krahun e majtë në botë, tregon se si u njoftua me Ligën e Kampionëve.
“Isha 16 vjeç kur mësova se çfarë ishte liga e Kampionëve”.
“Disa miqtë të mi po e shikonin ndeshjen Porto-Monaco dhe i pyeta se çfarë ishte?”.
“U habitën dhe më thanë: Kjo është finalja e Ligës së Kampionëve. Kështu e mësova”, ka shkruar Marcelo në “The Players Tribune”.
Marcelo që nga mosha 19 vjeçare luan te Real Madridi, ndërsa tani ka mbushur 10 vite me këtë klub.
Ai e ka fituar edhe titullin në Spanjë katër herë. /Telegrafi/