Site icon Telegrafi

Marcelo shumë afër rikthimit

Marcelo është pothuajse 100 për qind i përgatitur që të kthehet në skuadrën e Real Madridit.

Anësori brazilian, Marcelo, nuk ka luajtur për Los Blancos që prej humbjes 3-0 te Sevilla për shkak të një lëndimi në ije.

Humbja ishte fillimi i një serie prej katër ndeshjeve pa fitore në të gjitha garat, ku Reali ka dështuar edhe të shënojë gol.

Por, Marcelo i cili është kthyer në stërvitje këtë javë, shpejt mund të jetë në fushë.

“Unë ndihem mirë, ndihem 100 për qind”.

“Po stërvitem mirë. Është dita e dytë që po stërvis me top, por jam i kënaqur me progresin. Pushimi i kombëtareve më ka ndihmuar të jem gati për ndeshjen e radhës”, deklaroi Marcelo.

Reali do të kërkojë që të përmirësojë gjrat në shtëpi ndaj Levantes më 20 tetor kur vazhdon La Liga. /Telegrafi/

Exit mobile version