Në ndeshjen e të dielës ndërmjet Real Madridit dhe Real Valladolid, Marcelo e kishte shmangur trajnerin tashmë të shkarkuar, Santiago Solari.
Argjentinasi vendosi ta inkuadronte brazilianin në dy minutat e fundit të ndeshjes, diçka që e kishte frustruar mbrojtësin e majtë.
Raporti mes tyre nuk ka qenë aspak i mirë në muajt e fundit, duke qenë se Solari kishte preferuar të luante me Sergio Reguilon në vend të 30-vjeçarit.
Në fund të ndeshjes në Estadio Jose Zorrilla, Marcelo shmangu rrugën që të mos dilte përballë Solarit, në mënyrë që të mos e përshëndeste.
Disponimi i brazilianit do të ndryshojë, duke qenë se Real Madridi tashmë e ka shkarkuar Solarin dhe e ka rikthyer legjendën Zinedine Zidane. /Telegrafi/