Site icon Telegrafi

Marcelo: Real Madridi klub i madh, i lumtur që do të vazhdoj këtu

Real Madridi e ka prezantuar vazhdimin e kontratës me Marcelon i cili do që qëndrojë në klub deri në vitin 2022.

Lojtari ka ardhur në klub në vitin 2006 dhe do të qëndrojë derisa t’i mbush 34 vjet.

“Më jep krenari që jam pjesë e historisë së Real Madridit”.

“Jam i lumtur që jam këtu dhe me fat që kam vazhduar edhe për pesë vite të jem në këtë klub. Një ëndërr e bërë realitet”.

“Kur e shoh familjen time kaq të lumtur, më bën të kënaqur ky fakt”.

“Mënyra se si Real Madridi e ndihmon botën është e jashtëzakonshme. Është një klub i madh”, ka thënë Marcelo gjatë konferencës për media. /Telegrafi/

 

Exit mobile version