Telegrafi

Marcelo ndal topin në mënyrë fantastike, nuk thuhet kot “anglezët zbuluan futbollin, por brazilianët e perfeksionuan”

Foto: Sportbible.com

Udhëtimi i Real Madridit në Allianz Arena ishte më i lehtë për Los Blancos sa që pritej.

Reali fitoi me rezultat 1-2, duke pasur kështu një favorizim të lehtë drejt rrugës për t’u kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve.

Golin e parë, atë të barazimit për skuadrën spanjolle e shënoi Marceo në minutën e 44-të.

Por, braziliani mori edhe një herë gjithë vëmendjen në minutën e 59-të.

Ai arriti të ndal topin në mënyrë fantastike, edhe pse topi drejt tij erdhi nga një distancë e madhe.

Lexo po ashtu Se nuk ishte nata e CR7, e tregon kjo gjuajte e portugezit që në fund përfundoi si rivënie anësore  

Kjo nuk është herë e parë që mbrojtësi në fjalë bën gjëra të tilla, ai shpesh herë ka befasuar me klasin e tij.

E çfarë të thuhet më shumë? Gjëra brazilianësh. /Telegrafi/