Site icon Telegrafi

Marcelo: Kurrë nuk kam menduar largimin nga Real Madridi

Marcelo (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo këmbëngul se kurrë nuk kishte menduar të largohej nga gjigantët spanjollë mes lidhjeve të vazhdueshme me Juventusin.

Reprezentuesi i Brazilit ka qenë i lidhur me kampionët e Serie A më parë dhe ish-bashkëlojtari i tij, Cristiano Ronaldo, bisedoi për një lëvizje të mundshme për Marcelon më parë këtë javë.

Por, 30-vjeçari tha se për të lënë Santiago Bernabeun nuk ishte diçka që ai kishte menduar ndonjëherë në mendjen e tij.

Lexo po ashtu Marcelo dëshiron Juven, arsyeja Ronaldo

“Nuk ka hyrë kurrë në mendjen time mendimi të largohem dhe të kërkoj një tjetër mundësi”, ka thënë fillimisht Marcelo për Club del Deportista.

Marcelo (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

“Gjithmonë kam bërë gjithçka të mundshme për të qëndruar te Real Madridi dhe kurrë nuk kam menduar për kohën e luajtur”.

“Nëse do të kisha 15 minuta në çdo ndeshje, unë do të jepja gjithçka në këto 15 minuta për të luajtur më shumë dhe për të fituar më shumë”.

Lexo po ashtu Marcelo: Normalisht që Cristiano Ronaldo na mungon, çdo kujt do t’i mungonte lojtari më i miri botë

Marcelo ka fituar katër tituj të La Ligas dhe po aq kurora të Ligës së Kampionëve, midis trofeve të tjera të shumta, që kur u bashkua me Madridin në vitin 2007.

Braziliani gjithashtu llogaritet si mbrojtësi i majtë më i mirë i viteve të fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version