Pas largimit të Bojan Trajkovskit, nga skuadra e Sigal Prishtinës, është larguar edhe basketbollisti Marcel Jones.
Ky i fundit erdhi si përforcim muaj më parë por nuk arriti të bind drejtuesit e klubit prishtinas duke shkëputur marrëveshjen me këtë të fundit.
GazetaOlle.com mëson se shkëputja e kontratës është bërë me marrëveshje të dyanshme.
Kujtojmë se basketbollisti amerikan ishte edhe pjesë e klubit prizrenas të Bashkimit.