Mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Marcelo, ka shfaqur mbështetjen e tij ndaj fushatës ‘Black Lives Matter’ (‘Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi’) gjatë ndeshjes së të dielës kundër Eibarit.
Los Blancos fituan me rezultat 3-1 në ndeshjen e tyre të parë pas rikthimit të La Ligas, ndërsa braziliani ishte njëri nga golashënuesit.
Mbretërit e gjetën tri herë rrjetën brenda 37 minutash, ndërsa Marcelo e shënoi pikërisht golin e tretë.
Marcelo takes a knee after scoring for Real Madrid vs Eibar 🙌#BlackLivesMatter pic.twitter.com/Fhk2uGHhMs
— GiveMeSport Football (@GMS__Football) June 14, 2020
Dhe pasi shënoi, 32-vjeçari festoi duke u ulur në gjunjë që është edhe simbol i solidariteti në kuadër të fushatës kundër racizmit.
Pas triumfit, Real Madridi i është afruar sërish Barcelonës në dy pikë, në garën për titullin e La Ligas. /Telegrafi/
Marcelo became the latest footballer to 'take a knee' in solidarity with Black Lives Matter following his goal in Real Madrid's clash against Eibar today #HalaMadrid ❤️ pic.twitter.com/lZEkKFtfoi
— SADIQ☠ (@sabubakar189548) June 14, 2020