Real Madrid ka konfirmuar se mbrojtësi Marcelo ka një lëndim muskulor dhe është jashtë fushave për një periudhë të pacaktuar kohe dhe mungon në derbin lokal ndaj Atletico Madridit.
Mbrojtësi brazilian humbi në pjesën e dytë në humbjen e thellë 3-0 të Real Madridit ndaj Sevillas.
Marcelo nuk do të shfaqet as në derbin e madh lokal të së shtunës kundër Atletico Madridit.
Është vet klubi mbretëror që ka lajmëruar mungesën e Marcelos me anë të një postimi në faqen zyrtare.
🔎 Marcelo medical report.https://t.co/3VmONhxbcC
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) September 28, 2018
“Pas testeve të kryera sot nga ekipi mjekësor i Real Madridit, tek lojtari ynë Marcelo, ai është diagnostikuar me një dëmtim të muskujve në këmbën e tij të djathtë”.
“Shërimi i tij do të vazhdojë të vlerësohet”, thuhet në njoftimin e Real Madridit.
Madridi nuk ka një mbrojtës të majtë natyral pas huazimit të Theo Hernandez te Real Sociedadi, por është e mundur që të luaj Nacho Fernandez, i cili luajti në të djathtë kundër Sevillas.
Dani Carvajal është vendosur të kthehet për ndeshjen e së shtunës mbrëma, ndërsa Isco mbetet i padisponueshëm pas një operacioni të kryer. /Telegrafi/