Site icon Telegrafi

Marcelo dënohet me dy ndeshje moslojë shkaku i kartonit të kuq

Federata spanjolle e ka dënuar Marcelon me dy ndeshej moslojë për shkak që e ka goditur me shqelm lojtarin e Leventes në barazimin 1-1. 

Ai u largua nga loja me kartonë të kuq pasi që e kishte goditur me shqelm Jefferson Lerman.

Marcelo do të mungojë në ndeshjet me Real Sociedadin dhe Real Betisin.

Po ashtu për ndeshjen me Real Sociedadin do të mungojë edhe Cristiano Ronaldo, por ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Betisin.

Marcelo do të luajë sot me gjasë nga minuta e parë në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve, kundër APOEL. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=ow1Yj8gZ9CU

Exit mobile version