Gjithçka ndodhi në Lungomaren e Viareggios, Marcello Lippi, aty ku e ka shtëpinë ish-trajneri i Juventusit, aktualisht në stolin e kombëtares së Kinës.
Kishte kaluar disa ditë pushimesh pranë familjes së tij dhe sot do të nisej drejt vendit të madh aziatik, ku është i punësuar.
Një fotografi me të dhe disa pyetje të atypëratyshme nga “Telesport.al”, ishte fatlum që e takoi trajnerin italian.
Fillimisht iu prezantua gazetar sportiv nga Shqipëria, ndërsa ai më ktheu pa hezitim fjalinë e parë “Aha, patriot i Igli Tares”. E meqë përmendi ish-kapitenin tonë kuqezi, një vlerësim profesional për të nuk mungoi nga Marcelo Lippi “Tare ka qenë një futbollist normal, por e ka treguar veten te Lazio se është një drejtues i madh”.
Fjalë të mëdha për Xhani De Biazin, ish-trajnerin kuqezi, që me Shqipërinë bëri histori, duke u kualifikuar në “Euro 2016” “Puna e tij flet vetë. Duke pasur parasysh se Shqipëria nuk ka një kombëtare të rangut të parë, kualifikimi për në Kampionatin Europian ishte historik dhe do të mbetet i tillë. Edhe De Biazi do të ngelet në historinë e kombëtares tuaj. Puna e madhe e këmbëngulëse, por edhe fati, ishin determinues në suksesin e tij me Shqipërinë. De Biazi i dha profesionalizëm kombëtares shqiptare.”
Futbolli shqiptar ka pasur prurje të reja e të freskëta nga Italia. Marcelo Lippi ishte i informuar se vendin e De Biazit në kombëtaren kuqezi e ka marrë Cristiano Panucci, ndërsa një ish-lojtar i tij te Juventusi, Mark lIuliano, është bërë së fundi trajner i Partizanit.
Të dy i konsideroi “ambiciozë në fushat e blerta, që bëjnë gjithçka për suksesin. “Luftarakë si futbollistë dhe mjaft kërkues në rolin e trajnerit. Personalisht mendoj se Lulliano do të ketë më tepër sukses se Panucci në rolin e drejtuesit teknik. Panucci do të ketë problemin e përballjes me suksesin e De Biazit, kjo do t’ia vështirësojë gjërat”.