Sonte (e hënë) nga ora 21:00, do të mbahet ceremonia e FIFA-s për çmimin e më të mirit, apo s’çnjihet ndryshme me emrin “The Best”.
Lionel Messi, Emiliano Martinez dhe Lionel Scaloni cilësohet si favoritë për të fituar çmimin më të mirë të dhënë nga shtëpia e futbollit botëror.
Ky është edicioni i shtatë i çmimeve të dhëna nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit. Ceremonia do të zhvillohet në Paris, raporton Marca.
Krahas nominimeve për Messin si futbollisti më i mirë, për Martinez si portieri më i dalluar dhe për Scaloni si trajneri më i mirë, tifozët argjentinas janë shtuar në listë si “tifozët më të mirë”.
Procesi i votimit kishte tre raste: i pari, me votën e publikut; e dyta, nga një grup i përzgjedhur gazetarësh dhe pjesa tjetër do të ndahet mes trajnerëve të kombëtareve të regjistruar në FIFA dhe kapitenëve të tyre. /Telegrafi/