Site icon Telegrafi

Marca parashikon tre finalistët për Topin e Artë

Gazeta e njohur spanjolle Marca ka parashikuar tre lojtarët që do të luftojnë për Topin e Artë këtë vit.

Sipas Marca tre janë emrat që e meritojnë më shumë çmimin prestigjioz.

Vazhdojnë të dominojnë dyshja Lionel Messi dhe Cristiani Ronaldo, ndërsa kësaj radhe podiumit i shtohet dhe një emër i madh si ai i Gianluigi Buffonit.

Messi vazhdon të impresionojë me formën e tij, por trofetë ëktë vit me gjasë sdo të mundojnë.

Në anën tjetër edhe Ronaldo nuk është ndalur duke thyer rekorde këtë vit.

Buffon me Juventusin  është në luftë për tripletën këtë sezon, pasi Juve është afër tre objektivave. /Telegrafi/

Exit mobile version