Telegrafi

Marca: Neymar është pajtuar me kushtet e PSG-së

Neymar është gjithmonë më afër Paris Saint Germainit.

Sipas Marcas, lojtari është pajtuar me klubin francez për të nënshkruar kontratë gjashtë vjeçare.

E përditshmja spanjolle njihet për lajme të sigurta dhe nisur nga kjo duket se tashmë gjithçka është kryer mes lojtarit dhe PSG-së.

Klauzola e brazilianit është 222 milionë euro dhe më herët është raportuar se klubi nga Parisi është i gatshëm ta paguajë.

Për Neymarin ka shfaqur interesim më herët dhe Manchester Unitedi. /Telegrafi/