Telegrafi

Marca ironizon me çmimin “The Best” të fituar nga Messi

Gazeta spanjolle, Marca ka ironizuar me çmimin “The Best 2023” të ndarë nga FIFA për yllin argjentinas, Lionel Messi.

Mbrëmë (e hënë) në Londër u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve “The Best” nga FIFA.

Çmimi përfundimisht u rrëmbye nga Lionel Messi përpara yllit të Manchester City, Erling Haaland, ndërsa në vendin e tretë u rendit Kylian Mbappe.

Lexo po ashtu Zbulohen të gjitha votat nga kapitenët dhe përzgjedhësit në çmimet “The Best 2023” për lojtarin më të mirë

Megjithatë, fitimi i çmimit nga sulmuesi argjentinas ka lënë shije të hidhur dhe ka befasuar jo pak njerëz dhe institucione.

Një ndër to është edhe gazeta prestigjioze Marca, e cila ka vendosur të ironizojë me faktin e fitimit të çmimit nga Messi.

“Ne jemi nga e ardhmja dhe kemi lajme për të dhënë… Më i miri,  Messi”, ka shkruar Marca në postimin e saj.

Përveç postimi, gazeta spanjolle ia ka bashkangjitur një fotografi montazh të Messit të plakur, duke fituar çmimin “The Best” në vitin 2066. /Telegrafi/