Gazeta spanjolle, Marca ka ironizuar me çmimin “The Best 2023” të ndarë nga FIFA për yllin argjentinas, Lionel Messi.
Mbrëmë (e hënë) në Londër u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve “The Best” nga FIFA.
Çmimi përfundimisht u rrëmbye nga Lionel Messi përpara yllit të Manchester City, Erling Haaland, ndërsa në vendin e tretë u rendit Kylian Mbappe.
Megjithatë, fitimi i çmimit nga sulmuesi argjentinas ka lënë shije të hidhur dhe ka befasuar jo pak njerëz dhe institucione.
Një ndër to është edhe gazeta prestigjioze Marca, e cila ka vendosur të ironizojë me faktin e fitimit të çmimit nga Messi.
“Ne jemi nga e ardhmja dhe kemi lajme për të dhënë… Më i miri, Messi”, ka shkruar Marca në postimin e saj.
Përveç postimi, gazeta spanjolle ia ka bashkangjitur një fotografi montazh të Messit të plakur, duke fituar çmimin “The Best” në vitin 2066. /Telegrafi/