Në organizim të Klubit për sporte ujore ‘Valët e Ohrit 2008’, sot në Liqenin e Ohrit do të mbahet Maratona e parë olimpike e notit me gjatësi prej 10 kilometra, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Maratona do të notohet në pjesën më atraktive të liqenit, në shtegun pranë molit ‘Maqedonia’, me fillim në ora 12.00 dhe notuesit e parë pritet të arrijnë te caku afërsisht dy orë më vonë.
Për mbarëvajtjen e garës do të përkujdesen arbitra-delegatë të Federatës Ndërkombëtare të Notit (FINA).
Qëllimi i organizatorit është që kjo maratonë si disiplinë olimpike të bëhet pjesë e garave zyrtare të njohura nga FINA./Telegrafi/