Telegrafi

Marash Kumbulla pyetet për liderin në mbrojtjen e Shqipërisë

(Foto: Instagram/maxkumbulla)

Mbrojtësi i Romës, Marash Kumbulla, është kthyer te Kombëtarja e Shqipërisë për ndeshjet ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë, ndërsa në një konferencë për shtyp është pyetur në lidhje me liderin e mbrojtjes kuqezi.

“Nuk e di nëse jam lojtar titullar, sepse zgjedhjet i bën trajneri. Shpresoj të luaj dhe ta ndihmoj ekipin, por siç e thashë më parë, rëndësi ka që Kombëtarja të fitojë, me apo pa mua”.

“Unë jam mbrojtësi më i ri në Kombëtare dhe nuk jam unë që duhet të bëj liderin, është Berati e lojtarë të tjerë që e bëjnë liderin”, citon SuperSport fjalët e 20-vjeçarit.

(Foto: SuperSport.al)

Ndërsa duke i komentuar këshillat e përzgjedhësit Edy Reja, ka thënë: “Asgjë specifikisht, por si për gjithë të tjerët kërkon që të luaj në vazhdimësi tek ekipi im dhe të respektoj rregullat”.

Lexo po ashtu Kumbulla tregon fjalët e Chiellinit kur i shkëmbyen fanellat

Sa u përket përballjeve ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë, ka theksuar: “Sigurisht që lojtarët veteranë marrin përgjegjësitë, por edhe ne, lojtarët e rinj, besoj se kemi karakter për t’i përballuar këto ndeshje”.

“Mendojmë gjithmonë për të fituar. Në fillim të mendojmë për Kazakistanit, të luajmë mirë dhe ta fitojmë. Trajneri na flet për këtë ndeshje, pastaj për Lituaninë”.